Një grua e moshës 56-vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e të enjtes në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka njoftuar se kanë pranuar informatë rreth orës 7:30 të mëngjesit, se në Liqenin Akumulues është gjetur një person pa shenja jete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot rreth orës 07:30 policia ka pranuar informatën, se në zonën e Liqenit Akumulues të lumit Ibër është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56-vjeçare”, tha Zahiti, raporton “KOHA".
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.