Një person është gjetur i vdekur në Suharekë në mbrëmjen e të dielës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është njoftuar nga urgjenca e Suharekës, për rastin rreth orës 19:50.
Sipas dyshimeve të para, viktima Sh.M. (1983) është gjetur nga familjarët i varur në banesën e tij.
“Më datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pa jetë. Policia me të arritur ka marrë informatën se bëhet fjalë për Sh. M. (1983), mashkull, i cili banon në Suharekë. Sipas dyshimeve të para, viktima është gjetur nga familjarët i varur në banesën e tij në Suharekë. Policët hetues janë në vend ngjarje dhe po merren me rastin”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
-
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia po e heton rastin
-
Policia po e heton vdekjen e një burri në Suharekë, u dërgua në QKMF pa shenja jete
-
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
-
Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, në vendin e ngjarjes konfiskohet një pistoletë
-
Gjendet i vdekur një person në Prizren