Policia e Kosovës njoftoi se të dielën në fshatin Vlashnje të Prizrenit është gjetur pa shenja jete një person.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i tha KOHËS se viktima është 50-vjeçar dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje me një pistoletë që i është gjetur pranë trupit.
“Dyshohet se i njëjti ka kryer vetëvrasje me pistoletë e cila është gjetur pranë trupit të pajetë. Policia me urdhër të prokurorit ka bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe ka marrë të gjitha provat, ndër to edhe një pistoletë me 24 fishekë. Pas përfundimit të vendit të ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Shaqiri.
Artikuj të ngjashëm