Në Prizren raportohet se një person ka bërë vetëvrasje.
Policia përmes raportit 24-orësh të enjten ka njoftuar se fillimisht ishte njoftuar për plagosje, porse në vendin e ngjarjes, pas një komunikimi me babanë e viktimës, është kuptuar se bëhet fjalë për vetëvrasje.
“Një ekip e emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri AK 47 me të cilën dyshohet se viktima ka kryer aktin.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Policia ka njoftuar se rasti po vazhdon të hetohet.
-
Gjendet i vdekur një 24-vjeçar në Prizren
-
Gjendet i vdekur një person në Prizren, dyshohet se u vetëvra
-
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
-
Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, në vendin e ngjarjes konfiskohet një pistoletë
-
Policia po heton vdekjen e një burri në Prizren, u dërgua i plagosur në spital