Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten është gjetur pa shenja jete një person në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë të premten, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.