Kronikë

Gjendet i vdekur një 36-vjeçar në Prizren

Policia

Foto: Ilustrim

Një 36-vjeçar është gjetur i vdekur të mërkurën në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prizren. 

Policia e Kosovës është duke e hetuar vdekjen e tij. 

Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi ka thënë viktima është nga Mamusha.

“Sot me datën 07.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana në Prizren, një person dyshohet se nuk ka shenja jete. Menjëherë, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36-vjeçar, nga Mamusha”, ka deklaruar Bytyqi, raporton EO.

Ai ka thënë se policia, në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.