Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjenden të vdekur një burrë në Fushë-Kosovë dhe një grua në Shtime

shiriti

Ilustrim

Dy raste të vdekjeve të dyshuara janë regjistruar në 24 orët e fundit në Fushë-Kosovë dhe në Shtime.

Në Fushë-Kosovë një burrë është gjetur i vdekur të mërkurën rreth orës 15:00.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në emergjencë, dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve.

Ndërkaq në Shtime raportohet se një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Policia thotë se rasti është nën hetime.