Policia e Kosovës ka njoftuar se në një objekt të braktisur në Graçanicë të hënën janë gjetur dy granata dore.
Sipas njoftimit të Policisë ato janë tërhequr nga njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-it.
“Gjatë kryerjes së punimeve në një objekt të braktisur, janë gjetur dy mjete të dyshimta (granata dore), të cilat janë tërhequr nga njësitet e FSK-se dhe KFOR-it në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin 24-oërsh të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Pronarja e shtëpisë gjen dy granata dore gjatë pastrimit të bodrumit në Prishtinë
-
Gjenden në një shtëpi të braktisur në Zubin-Potok granata dore
-
Gjenden dy granata dore gjatë rrënimit të një shtëpie në Han të Elezit
-
Gjenden edhe dy granata të tjera në Prizren
-
Hidhen dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan