Kronikë

Gjenden 42 granata dore në Bresalc të Gjilanit

Disa mjete të dyshuara të pashpërthyera janë gjetur në fshatin Bresalc të Gjilanit, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rastin e ka denoncuar të enjten një person derisa ka qenë duke punuar në hapjen e një rruge.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga njësitët përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e gjithsej 42 copë granata dore”, thuhet në njoftim.