Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjatë 24 orëve të fundit u gjobitën 146 shoferë për përdorim të telefonit

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm të mërkurën janë gjobitur 416 shoferë për përdorim të telefonit celular gjatë ngasjes.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1543 tiketa trafiku. Janë shkaktuar 31 aksidente trafiku me dëme materiale e 23 me të lënduar.

“Vazhdon kontrolli dhe mbikëqyrja e trafikut rrugor, vetëm me datë 15.09.2021: Për përdorim të telefonit mobil gjatë ngasjes së mjetit janë ndëshkuar 416 shoferë”, thuhet nga Policia e Kosovës.