Driton Podrimçaku është dënuar me 6 vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë për veprat penale “Fajde” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Shpallja e aktgjykimit ndaj tij u bë të hënën, në Gjykatën Themelore të Pejës, nga kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj Rugova. Ai u lirua nga vepra “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa është urdhëruar që të dëmtuarit t’ia kthejë shumën prej 50 mijë eurove.
Ai dyshohej se nga viti 2019 deri në vitin 2021, ka kontraktuar shumë joproporcionale të pasurisë ndaj të dëmtuarit Muhamet Berisha, derisa duke ia shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare, i ka përfituar 60 mijë euro.
Sipas aktakuzës, për një veturë të tipit BMW-X5, në vlerë prej 17 mijë eurove, i dëmtuari për dy vjet, çdo muaj ka paguar në emër të fajdesë shumën prej 2 mijë eurove, kurse në vitin 2021, në emër të fajdesë, i dëmtuari kishte paguar edhe 12 mijë euro.
Ai u akuzua edhe për sulm ndaj një zyrtari policor në Pejë. /Betimipërdrejtësi
-
Paraburgim ndaj një personi për fajde, detyroi viktimën të paguante 40 mijë euro kamatë për një vit
-
Një vit burgim ndaj një personi për fajde në Deçan
-
Një person arrestohet për fajde në Prizren, dëmi 700 mijë euro
-
Gjobë e burgim kompanisë dhe zyrtarit për mashtrim të një bujku
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për fajde në Rahovec, viktima pagoi kamatë deri 14 mijë euro