Gjykata Themelore në Pejë-Dega në Deçan ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të pandehurit F.H. Personi me inicialet F.H është dënuar me një vit burgim.
Nga gjykata kanë njoftuar se në fund të muajit mars 2020 e deri me datë 10.08.2020, në Deçan, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, ka kontraktuar dhe ka pranuar për vete shumën dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit – dhënies së të hollave të dëmtuarit.
“Në kohën e lartcekur ia jep të dëmtuarit shumën e përgjithshme të hollave prej 2100 euro, ku i dëmtuari më vonë ia kishte kthyer shumën prej dymijë 2000 euro të borxhit bazë duke mbetur borxh edhe shumën prej njëqind 100 euro, ndërsa i pandehuri i ka kërkuar të dëmtuarit një shumë shtesë dukshëm jo proporcionale prej njëmijepesëqind 1500 euro të tjera si kamatë vonesë dhe shumën prej 100 euro të mbetura nga borxhi, e në total shumën prej 1600 euro, të cilat i dëmtuari nuk ka arritur të ja paguajë deri me datë 10.08.2020 dhe i shkakton vetës lëndime trupore duke inskenuar dhe raportuar rrejshëm ne polici rastin e sulmit me qellim që t’i shmanget datës kur kishte për t’i dhënë paratë të pandehurit e ku i pandehuri me këtë ka realizuar dobi pasurore në emër të kamatës së kundërligjshme në shumën e përgjithshme prej 1500 euro”, thuhet në njoftim.
Të pandehurit F.H gjykata i ka shqiptuar dënimin me burg në kohëzgjatje prej një viti i cili dënim duhet të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
-
Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për fajde në Rahovec, viktima pagoi kamatë deri 14 mijë euro
-
Arrestohet në flagrancë një i dyshuar për fajde
-
Aktakuzë për fajde e detyrim, viktima pësoi dëm mbi 100 mijë euro
-
Aktakuzë ndaj 6 personave: Fajde 1.4 milionë euro, kërkohet kthimi i 21 banesave dhe lokaleve