Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm

bixhoz

Dje Policia e Kosovës në Vushtrri, ka arrestuar gjashtë persona për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’.

Të arrestuarit janë

I. M. lindur me 1959 m/sh/k

B.B lindur me 1980 m/sh/k

G.P lindur me 1990 m/sh/k

Edhe Vushtrri, tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz Kronikë 10 muaj më parë Vushtrri, tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

S.S lindur me 1985 m/sh/k

F. I. lindur me 1968 m/sh/k

V M. lindur me 1996 m/sh/k

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori i Hetimeve, pas pranimit të disa informacioneve nga burime të sigurta, është angazhuar në terren për verifikim të informacioneve, përveç asaj janë ndërmarrë edhe veprimeve të tjera hetimore, me ç’rast është konfirmuar që në disa lokacione në Vushtrri janë duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, të cilat kohë më parë janë ndaluar me ligj”, thuhet në raport.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Mitrovicë janë kontrolluar gjashtë lokale të ndryshme në të cilat ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit, me ç’rast si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar :

Edhe 11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë Kronikë 1 muaj më parë 11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

30 TV,

17 shtëpiza kompjuteri,

2 telefona,

3 monitorë,

Edhe Paraburgim për 19 të dyshuar në Mitrovicë për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm Kronikë 3 muaj më parë Paraburgim për 19 të dyshuar në Mitrovicë për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

disa bileta për baste, tiketa dhe dokumente të ndryshme relevante për rastin.

“Personat e dyshuar të lartcekur janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të PTH Mitrovicë janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Operacioni është zhvilluar në mbështetje të njësiteve policore Prishtinë, Vushtrri si dhe Inspektorati Komunal Vushtrri, të cilët kanë mbyllur të gjitha lokalet e kontrolluara”, përfundon raporti.