Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë

Foto: Ilustrim

Gjashtë raste të dhunës familjare janë raportuar në 24 orët e fundit në disa komuna të Kosovës.

Sipas raportit të Policisë dy persona, në raste të ndryshme janë dërguar në mbajtje pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Një rast tjetër është raportuar në Obiliq, ku ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

E në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar dhe kanosur dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar po ashtu ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Po ashtu në këtë komunë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Gjakovë ankuesja femër ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar e shqetëson në telefon dhe i njëjti ka hapur llogari në rrejte sociale në emër të ankueses. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.