Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit C.V., i akuzuar për kanosje.
Gjykata e dënoi me gjashtë muaj burgim me kusht.
Sipas njoftimit, i pandehuri është shpallur fajtor dhe dënimi me burgim mund të mos ekzekutohet nëse ai në afat prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale.
“I pandehuri akuzohet se më 3 shkurt 2021, në Komunën e Shtërpcës, seriozisht e kanos me fjalë dhe gjeste se do ta privojë nga jeta të dëmtuari E.A. - i cili ishte në cilësinë e trajnerit të anëtarëve të vendvotimit, në atë mënyrë që tek i dëmtuari shkakton frikë dhe pasiguri”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Artikuj të ngjashëm
-
Paraburgim ndaj të dyshuarit që kanosi një gjyqtar në Ferizaj
-
Aktakuzë për kanosje ndaj një burri në Shtërpcë
-
1 muaj paraburgim - Sulmuesi i gjyqtarit Baleci i dënuar edhe për dhunë në familje
-
Një vit e gjysmë burgim personit që kanosi gjyqtaren në Dragash
-
Një vit e tre muaj burgim burrit që kanosi gruan me armë në Gjakovë