Njësia e Deminimit e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë sot tërheqjen e një mjeti shpërthyes në Shtime.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për “Kosova Press”, se tërheqja e mjetit e dyshuar si predhë artilerie e kohës së Luftës së Dytë Botërore është bërë rreth orës 18:00.
Mjeti shpërthyes ishte gjetur sot rreth orës 11:30 afër një rezervuari të ujit në rrugën “Skënderbeu” në Shtime, ku në vendin e ngjarjes kishin dalë policia dhe njësitet përkatëse të FSK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
KFOR-i tërheq një mjet shpërthyes në Ferizaj, e FSK-ja një tjetër në Gjakovë
-
FSK-ja tërheq një mjet shpërthyes që u gjet në Prizren
-
Një mjet tjetër shpërthyes gjendet në Kaçanik, dyshohet se mbeti nga Lufta e Dytë Botërore
-
Mjet shpërthyes në Petrovë, FSK e KFOR-i në vendngjarje
-
Haset një mjet shpërthyes në Gjakovë, lajmërohet FSK-ja