Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Fshehën telefona, iniciohen procedura disiplinore ndaj katër të burgosurve në Prizren

Dy telefona e një mbushës janë gjetur në një nga qelitë e Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Siç ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, plani për bastisje ka ardhur pas një informacioni konfidencial.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me të pranuar informacionin oficeret korrektues, në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta, bazuar në informatën konfidenciale të pranuar, prej orës 21:50 – 22:20 është bërë një bastisje e dhomës B1, në të cilën ishin të vendosur katër të paraburgosur. Bastisja ka rezultuar pozitive, në komodinën plastike në një pjesë të kamufluar janë gjetur dy telefona mobil të tipit Iphone 5 dhe një karikues”, thuhet në njoftim.

SHKK-ja njofton se pas intervistimit të të paraburgosurve të kësaj dhome, të njëjtit janë veçuar deri në hetimin e rastit, si dhe janë iniciuar procedura disiplinore ndaj tyre.