Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Florenc Çapja ekstradohet në Shqipëri

Florenc Çapja

Policia e Shtetit ka finalizuar ekstradimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe të Florenc Çapjes, 44 vjeç, një nga personat më të kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare. Ai mbërriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 17:00 të premten.

Çapja ndodhej në Dubai qe gati tetë vjet ku jetonte i pashqetësuar. Pas ekstradimit, ai do të vendoset në një burg të sigurisë së lartë në Shqipëri për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

44-vjeçari Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili ishte kreu i një grupi të njohur kriminal në qytetin e Elbasanit, që po ashtu është në burg.

Florenc Çapja është i dyshuar për një sërë veprash penale, mes tyre porosi vrasjeje dhe përfshirje në aktivitete kriminale që shtrihen përtej kufijve të Shqipërisë.

Florenc Çapja dhe xhaxhai i tij Ardian Çapja janë dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit babë e bir në banesën e tyre në Elbasan në vitin 2012. Sipas vendimit të gjykatës, ata porositën vrasjen e tyre.