Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Fier, vjehrri vret nusen me thikë

Një grua është vrarë të martën në mesditë në fshatin Vidhishtë të Fierit. I dyshuar për vrasjen është vjehrri i saj.

Siç shkruan “tch”, shkaku i tragjedisë dyshohet të jetë martesa e padëshiruar.

61-vjeçari Xhevair Hoxha e ka vrarë me thikë Merushe Hazizin, nusen e djalit. Pas kësaj, ai ka vrarë veten duke u varur në një pemë pas banesës ku jetonte.

Në familjen e tyre, sipas mediave në Shqipëri, ka pasur vazhdimisht debate pasi babai nuk pranonte martesën e të birit me Merushen.

Viktima ka pasur një lidhje tjetër martesore më parë, nga e cila solli në jetë 3 fëmijë të cilët i mban burri i parë. Kjo mendohet se ka qenë arsyeja e refuzimit të kësaj martese nga babai i djalit, Xhevair Hoxha.

Sipas banorëve të fshatit, 61-vjeçari është treguar i dhunshëm dhe e ka shprehur qysh moti synimin për ta vrarë nusen.