Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Fero dorëzohet në Polici

Reperi i njohur kosovar, Fero, është dorëzuar në Polici në mbrëmjen e së premtes, pas dyshimeve se e ka sulmuar fizikisht një person në mesditë, ka mësuar KOHA.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti i sulmit ka ndodhur rreth orës 15:30, në rrugën “Nebih Gashi” në kryeqytet.

“Nga të dhënat fillestare është​ ngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë, menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen. Së këndejmi rreth orës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje”, thuhet në përgjigjen e Policisë.