Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Falja e vrasësit të Agron Arifit zemëron familjen e viktimës

Arbenita Arifi vazhdon të kërkojë fakte dhe arsye nga Presidenti Hashim Thaçi, se pse mori vendim për t’ia falur 2 vjet burgim vrasësit të babait të saj, Ruzhdi Misinit.

Për këtë, ajo më 24 prill ka dorëzuar në Zyrën e Presidentit Hashim Thaçi, kërkesën për të kuptuar arsyet e faljes së burgimit, raporton KTV.

Edhe pas gati 2 javësh, Arbenita ende nuk ka marrë përgjigje nga Presidenca.

Sipas aktakuzës, Ruzhdi Misini e kishte vrarë Agron Arifin me një plumb.

Por, fillimisht ishin rrahur për shkak të pluhurit të shkaktuar, meqë Arifi ishte duke punuar me pllaka të betonit.

Edhe I akuzuari për shitje të armës me të cilën dyshohet se u vra Ademaj kërkon ulje të dënimit LAJMET E MBRËMJES 7 muaj më parë I akuzuari për shitje të armës me të cilën dyshohet se u vra Ademaj kërkon ulje të dënimit

Por, Arbenita është e bindur se anëtarët e Komisionit që rekomanduan presidentin për faljen e dënimit të vrasësit të babait të saj, janë korruptuar.

Ajo thotë se nuk do të ndalet vetëm me kaq, por do të kërkojë përgjigje për këtë, nëse është e nevojshme edhe në Gjykatën Kushtetuese.

KTV-ja ka kërkuar informacione nga Zyra e presidentit Thaçi, por nuk kanë dhënë përgjigje.

Agron Arifi ishte vrarë më 2010 në Prishtinë nga Ruzhdi Misini, ndaj të cilit Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte shqiptuar 13 vjet e 6 muaj burgim.

Edhe Familja kërkon drejtësi në dyvjetorin e vrasjes së Liridona Ademajt Arbëri 7 muaj më parë Familja kërkon drejtësi në dyvjetorin e vrasjes së Liridona Ademajt

Me një dekret për falje të muajit të kaluar nga presidenti Hashim Thaçi, 14 persona të dënuar me burgim kishin përfituar liri.

Në mesin e tyre, 10 të dënuar për vrasje, duke përfshirë edhe vrasësin e babait të Arbenitës, Ruzhdi Misinin.