Një shofer është ndaluar në Pejë dhe policia ka identifikuar veturën e tij pa dokumentacion përkatës.
Vetura e tipit “Land Rover” me targa të Gjermanisë kishte tre muaj nëpër Kosovë që endej pa doganë.
Vetura është marrë, kurse me të dyshuarin policia nuk ka treguar se si është proceduar si rast.
“Njësiti policor ka ndaluar automjetin Land Rover me targa të Gjermanisë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe verifikimit, është vërtetuar se vetura ka qëndruar më shume se tre muaj në territorin e Kosovës pa doganë. Po ashtu është vërejte se ka ndërhyrje në numër të shasisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe vetura dërgohet në njësinë e auto-krimeve për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman
-
Ndalohet pasi hyri ilegalisht në Kosovë
-
Ndalohet një person në Pejë për kontrabandë me emigrantë
-
Ndalohet në Malishevë vetura që u vodh në Gjermani
-
Nuk e kishte regjistruar veturën qe 6 vjet, rekomandohet suspendimi i një polici në Suharekë