Është ekstraduar për në Shqipëri shtetasi kosovar B.G. (53) që ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës me 7 vjet burgim për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
B.G. ishte arrestuar në vitin 2017 në fshatin Rrilë të Lezhës dhe ishte dënuar më pas me 7 vjet burgim. Ai ka edhe mbi 4 vjet burg për të vuajtur.
53-vjeçari është arrestuar në Kosovë dhe është ekstraduar në Shqipëri.
“Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore kosovare, është arrestuar në Kosovë dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi B.G., 53 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 1 muaj e 14 ditë burgim. Ky shtetas është dënuar si bashkëpunëtor për trafikimin e një sasie lënde narkotike të kapur gjatë një operacioni policor, të zhvilluar në vitin 2017, në fshatin Rrilë, Lezhë”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.
-
Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për kultivim të drogës në Klinë
-
Ekstradohen nga Shqipëria për në Kosovë dy të kërkuar nga INTERPOL-i
-
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Pesë vjet burgim shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve në Kosovë
-
Arrestohet kosovari duke hyrë në Shqipëri, kërkohej ndërkombëtarisht