Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për kultivim të drogës në Klinë

Foto ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në kultivim të bimëve narkotike në komunën e Klinës.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 10 gusht rreth orës 05:00 në fshatin Perçeve të Klinës.

Policia bëri të ditur se të hënën në bazë të një urdhërese të gjykatës dhe në bashkëpunim ndërshtetëror me institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë, është realizuar ekstradimi i të dyshuarit, shtetas shqiptar. 

Pas ekstradimit, i dyshuari i është dorëzuar njësisë kompetente policore në Kosovë. 

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.