Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë personi i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë që kishte ndodhur fundvitin e shkuar në Sarajevë.
Sipas njoftimit nga ajo, personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës.
“Ky rast përbën një sukses të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, pavarësisht rrethanave politike. Gjithashtu, ky rast është tregues se nëpërmjet mekanizmave të fuqizuar të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, individët e grupet kriminale nuk mund ta shohin Kosovën si vend për arratisje për t’i ikur drejtësisë, e as si vend për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal”, ka shkruar ajo.
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë
-
Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për tentimvrasjen në Gojbulë
-
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoni të Veriut një i kërkuar për vrasje
-
Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari për vrasje në tentativë