Është ekstraduar nga Gjermania, L.T., i dyshuar për vrasjen e 10 majit të vitit të shkuar në Kaçanik, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, ai është arrestuar disa ditë më parë në Gjermani, ndërsa është ekstraduar të shtunën.
38-vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa për rastin e vrasjes së H.B., në kërkim mbetet i dyshuari tjetër me inicialet H.Q.
Vrasja pati ndodhur në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit”. Pos vrasjes së H.B. 31-vjeçar, plagë të rënda trupore pati marrë edhe K.B.
https://www.koha.net/kronike-e-zeze/324702/nje-i-vdekur-nga-gjuajtja-me-arme-zjarri-ne-magjistralen-ferizaj-kacanik/
Artikuj të ngjashëm
-
I dyshuari që u ekstradua nga Gjermania në Kosovë kishte planifikuar vrasje për hakmarrje
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për tentimvrasjen në Gojbulë
-
Një person ekstradohet nga Gjermania në Kosovë, një tjetër nga Kosova në Maqedoninë e Veriut
-
Ekstradohen dy shtetas të Kosovës, njëri kërkuar për lëndim e tjetri për tentim vrasje
-
Arrestohet shtetasi i Kosovës sapo futet në Gjermani, ishte i dënuar për vrasje