Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ekstradohen në Kosovë tre persona që po kërkoheshin ndërkombëtarisht

arrestim

FOTO: Ilustrim

Tre persona të kërkuar me urdhër ndërkombëtar janë ekstraduar në Kosovë gjatë periudhës së fundit.

Ndaj personit me inicialet L.C., që kërkohej për mashtrim, ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar dhe është arrestuar nga autoritetet gjermane. Më pas, është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë më 30 qershor, njoftoi Policia.

Personi tjetër, B.L., ishte lëshuar urdhërarrest pasi kërkohej për fajde dhe detyrim. Ai u arrestua nga autoritetet hungareze dhe më pas u ekstradua nga Hungaria në Kosovë më 12 korrik.

Dhe D. F., i kërkuar për trafikim me narkotik dhe i dënuar me tri vjet burgim, u arrestua nga autoritetet policore finlandeze. Ai është ekstraduar nga Finlanda për në Republikën e Kosovës më 14 korrik.

“Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera, dhe angazhimet e tilla me sjelljen para drejtësisë së personave të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar do të vazhdojnë në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.