Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E zënë dyert e oborrit, humb jetën 9 vjeçarja në Mitrovicë

Sot rreth mesditës ka ndodhur një rast tragjik me ç’rast një vajzë 9 vjeçare ka humbur jetën.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Afrim Zhitia” në Mitrovicë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vajza ka qenë duke hyrë në oborrin e shtëpisë së saj, kur papritmas është zënë nga dyert lëvizëse të hekurta”, kanë thënë burimet.

Vdekjen e vajzës e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Sipas tij, vajza është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Mitrovicës me ç’rast është konstatuar vdekja e saj, por nuk ka dhënë detaje të ngjarjes.