Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket një vajzë në Mitrovicë

zhdukje

Një vajzë në Mitrovicë është larguar nga shtëpia të premten dhe familjarët kanë thënë se nuk dinë për vendndodhjen e saj.

Babai i vajzës ka raportuar në Polici se vajza është larguar nga shtëpia të premten rreth orës 18:30 dhe nuk është kthyer më.

Policia e Kosovës, në raportin e saj, ka bërë të ditur se po e heton rastin.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 06.01.2023 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.