Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohet e zhdukur një vajzë në Mitrovicë

Zhduket-grua

Foto: Ilustrim

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Mitrovicë të Jugut.

Sipas njoftimit nga Policia, rastin e ka paraqitur vëllai i saj.

Ai ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia më 28 shkurt dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se motra e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm