Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyert e oborrit mbysin një vajzë e tjetrën e lëndojnë rëndë

Foto: Koha / ilustrim

Dje në rrugën “Gani Hajra” në Mitrovicë ka ndodhur një incident i rëndë, ku si pasojë një vajzë e vogël ka vdekur.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se dy vajza të vogla janë dërguar për ndihmë mjekësore. Njëra prej tyre ka mbërritur pa shenja jete e tjetra ka pësuar lëndime të rënda, por fatmirësisht, është jashtë rrezikut për jetë.

Krejt kjo ka ndodhur nga dyert e oborrit që me gjasë kanë rënë mbi to.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Artikuj të ngjashëm