Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Humb jetën 8-vjeçari në Suharekë, e zuri dera e oborrit

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Një 8-vjeçar ka humbur jetën në Suharekë si pasojë e lëndimeve që mori pasi është zënë nga dera e oborrit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar për KOHËN se dy fëmijë kanë marrë lëndime në këtë rast, një 8-vjeçar dhe një 6-vjeçare.

Tetëvjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa motra e tij gjashtëvjeçare ka marrë lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.

“Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Të dy janë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizrenit, ku nga plagët një 8-vjeçar ka humbur jetën”, ka thënë Gashi.

Artikuj të ngjashëm