Një person në Skenderaj ka publikuar në rrjetet sociale se shet votën e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Policia e Kosovës e ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka intervistuar për vepër penale “dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”.
“Në orët e mbrëmjes së datës 12 shkurt 2021, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar dhe intervistuar një person të dyshuar për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet. Veprimet hetimore janë ndërmarrë me autorizim të prokurorit, mbi dyshimet e bazuara se i dyshuari në një faqe të rrjeteve sociale ka publikuar-shpallur se shet votën e tije sipas marrëveshjes”, ka thënë zëdhënësi i policisë në këtë rajon, Avni Zahiti.
Policia ka kuptuar se i dyshuari është 20-vjeçar dhe e ka shoqëruar për intervistë në stacion. Më pas, është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.
Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale.
-
Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në Pejë për ryshfet lidhur me votimin
-
Identifikohen disa persona nga diaspora që e kanë fotografuar votën, rastet po hetohen
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj
-
Po hetohen 7 raste të dyshimta për zgjedhje, në Pejë një fletëvotim me vulë tjetër nga ajo e KQZ-së
-
120 euro u ble një votë në zgjedhjet lokale, u ngrihet aktakuzë dy personave