Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prishtinë në mëngjesin e djeshëm, pasi kishte kanosur një person për shkak të një borxhi të mëhershëm.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas intervisimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës ka njoftuar edhe për dy raste tjera të kanosjes në Prishtinë dje. Një ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush”, ku një person ka raportuar se është kanosur verbalisht nga një person me të meta mendore. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. E në Qagllavicë, një punonjës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar nga një klient, i cili gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.