Policia e Kosovës, përmes një bashkëpunimi aktiv me Njësitin për persona të arratisur (FAST Kosova), ka arrestuar një grua (viti i lindjes 1969), e dënuar nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge.
E dyshuara ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie nga autoritetet norvegjeze.
Pas konfirmimit të identitetit të saj, me vendim të prokurorit, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, sipas njoftimit të Policisë.
“Sot me datë 08.02.2022, Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, përmes një bashkëpunimi aktiv me Njësitin për persona të arratisur (FAST Kosova), që vepron në kuadër të ILECU-të, të Policisë së Kosovës, dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërmjet autoriteteve kompetente, ka arrestuar të dyshuarën femër (viti i lindjes 1969), e dënuar nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge. Pas konfirmimit të identitetit të saj me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.
-
Paraburgim për të dënuarën për drogë në Norvegji në vitin 2003
-
Arrestohen dy persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore
-
Policia e Kosovës arreston një person, kërkohej nga Interpoli
-
Kapet në Kosovë i dënuari me 30 vjet burgim në Itali
-
Dyshohet se detyroi me forcë një grua të konsumonte narkotikë, arrestohet