Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se detyroi me forcë një grua të konsumonte narkotikë, arrestohet

Një person është arrestuar për posedim të substancave narkotike në Pejë.

Por, rasti është iniciuar pasi burri dyshohet se me forcë e ka detyruar një grua ta konsumojë substancën në formën e cigares.

Viktima është dërguar në spital.

“Me 27.04.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me forcë e ka detyruar viktimën femër kosovare të konsumojë substancë narkotike në formë të cigares. Lidhur me rastin viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.