Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurës SH.T, e kërkuar nga shteti norvegjez përmes INTERPOL-it për ekzekutim të dënimit të plotfuqishëm të shqiptuar nga gjykata e Norvegjisë.
Ajo do të ekstradohet në shtetin norvegjez gjatë ditëve në vijim.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të propozimit të prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në pritje të ekstradimit ndaj të pandehurës SH.T, konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, meqë njoftimet e Interpolit tregojnë se e pandehura në vitin 2003 është dënuar nga gjykata e shtetit të Norvegjisë me 12 vjet burgim dhe 40.000 NOK për veprën penale trafikim me lëndë narkotike dhe e njëjta që nga ajo kohë është arratisur nga Norvegjia me qëllim që t’i shmanget ekzekutimit të dënimit, ashtu që gjykata ka vlerësuar se me gjetjen e saj në liri, mundësia e arratisjes është më se evidente dhe e mundshme andaj, të njëjtës iu caktua masa e paraburgimit në pritje të realizimit të procedurave të mëtejme të ekstradimit të saj në Norvegji, për ekzekutim të dënimit me burgim”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
-
E dënuar me 12 vjet burgim për trafik droge, arrestohet një grua në Pejë
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
Paraburgim deri në ekstradim në Slloveni të dyshuarit për disa vepra penale
-
Kapet në Tiranë 19-vjeçarja e dënuar me 10 vjet burgim në Gjermani për narkotikë
-
Nga një muaj paraburgim 22 të arrestuarve për trafikim të narkotikëve e shpëlarje parash