Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit – në raport me procedurën e ekstradimit, kundër të pandehurit Sh.H., i kërkuar nga autoritet e Sllovenisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: prodhimi dhe trafikimi i paligjshëm i drogës së ndaluar, substancave të ndaluara në sport dhe e përbërësve paraprak për prodhimin e drogave të ndaluara të kryer nga grupi kriminal i strukturuar, shantazhi në tentativë dhe ushtrimi i dhunës.
Njoftohet se gjyqtari i procedurës paraprake, Artan Sejrani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, në raport me procedurën e ekstradimit, kundër të pandehurit Sh.H., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake në seancën dëgjimore, paraprakisht ka konstatuar konform Neni 6 par. 2 të Ligjit mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar, se i kërkuari Sh.H., nuk e gëzon statusin e azilit politik në Republikën e Kosovës dhe nuk është shtetas i huaj që gëzon imunitet nga ndjekja penale, dhe pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet, i cili dyshim rezulton nga provat të cilat janë bashkangjitur në shkresat e lëndës, andaj janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 21 dhe 22 të Ligjit mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar, për caktimin e paraburgimit”, thuhet në njoftim.
Gjykata njofton se i pandehuri Sh.H., për një kohë ka qenë i pa arritshëm për organet e ndjekjes së shtetit kërkues, ashtu që i njëjti është kërkuar prej vitit 2017 nga Interpoli sipas kërkesës së Republikës së Sllovenisë, si i dyshuar për vepra të rënda penale për të cilat parashihet edhe dënueshmëria e lartë.
-
Paraburgim për të dyshuarin për krim të organizuar, keqpërdori masën e dorëzanisë
-
30 ditë paraburgim për personin që mundësoi hyrjen e paligjshme të shtetasve të huaj në Kosovë
-
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Serbisë që u zu në flagrancë duke importuar armë
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për importim e eksportim të armëve