Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

30 ditë paraburgim për personin që mundësoi hyrjen e paligjshme të shtetasve të huaj në Kosovë

burg

Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh një personi, shtetas serb, për shkak se shtetasve të huaj ua mundësoi hyrjen e paligjshme brenda Republikës së Kosovës.

“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndaj të pandehurit me iniciale B.D. nga Republika e Serbisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrant nga neni 164 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 07.10.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 06.11.2020”, thuhet në njoftimin nga Zyra për Informim e Gjykatës në Prizren.

Gjykata ka arsyetur caktimin e masës së paraburgimit duke thënë se i pandehuri për përfitim të dobisë pasurore për vete, duke ia mundësuar hyrjen e paligjshme në Kosovë shtetasve të huaj ka kryer vepër penale.

Gjykata Themelore në Prizren shton se “në këtë periudhë numri i këtyre veprave penale ka shënuar rritje dhe ka kaluar në trend”.