Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj pesë personave për kontrabandim me migrantë

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të ndaj të pandehurit me iniciale F.S. nga fshati Smrekovnicë, Komuna e Mitrovicës, ndërsa ndaj të pandehurve me iniciale SH.T.; F.P.; SH.V.; dhe SH.M. caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Kjo për shkak dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kontrabandimi me migrantë nga neni 164 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit dhe masa e arrestit shtëpiak do t’ju llogaritet prej datës së arrestimit, 27.01.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 26.02.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, të KPPK-së, duke pasur parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, të pandehurit janë kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës, në fshatin Vërmicë, më saktësisht te restoranti ‘Universi’ duke tentuar t’i bartin persona me shtetësi të huaj, respektivisht 20 shtetas sirianë të cilët e kanë kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës, me çka edhe e kanë cenuar rëndë rendin kushtetues dhe juridik të vendit”, thuhet në njoftim.

Andaj sipas njoftimit, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale S.F. ndërsa ndaj të pandehurve me iniciale SH.T., F.P., SH.V. dhe SH.M.,

“Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak konform nenit 183 par.1 nën par.1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nën par.1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.3, po ashtu duke pasur parasysh edhe peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer kjo vepër penale ku të pandehurit si bashkëkryerës, iu kanë përgjigjur thirrjes së të pandehurit me iniciale F.S. për bartjen e disa personave të cilët me tutje kanë rezultuar si shtetas sirian, pasi që të gjithë të pandehurit janë me profesion taksistë dhe në mënyrë të organizuar janë hasur nga policia e Kosovës duke tentuar t’i bartin shtetasit sirian për t’i dërguar në vende të tjera të rajonit duke e shfrytëzuar Republikën e Kosovës si vend transit, në këto rrethana duke pasur parasysh qëllimin e përfitimit të dobisë pasurore ekziston rreziku i përsëritjes edhe të veprave tjera penale të kësaj natyre, andaj gjykata ka vendosur që të pandehurve me iniciale SH.T., F.P., SH.V. dhe SH.M., ti konfiskoj pasaportat me qëllim që ta forcoj masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftim.