Një 19-vjeçare gjermane me inicialet M.A., e cila ishte në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Tiranë.
Siç është bërë e ditur nga Policia e Shtetit, ajo u arrestua gjatë operacionit të koduar “Operacionalja”, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit zyrtar, ajo ishte dënuar në qershor të vitit 2025 nga Gjykata e Hanoverit me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
“Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë”, thuhet në njoftimin policor.
-
Arrestohet në Morinë një 34-vjeçar nga Ferizaj, kërkohej nga Gjermania për trafikim të lëndëve narkotike
-
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë një i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar
-
Arrestohet i kërkuari nga Kosova në Tiranë
-
Në Skenderaj arrestohet një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Arrestohet në Rinas një 43-vjeçar nga Kosova, kërkohej ndërkombëtarisht nga Spanja