Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se dhunoi 13-vjeçaren, i caktohet një muaj paraburgim

arrestim

Një muaj paraburgim i është caktuar E.K., për dhunimin e një 13-vjeçareje nga Gjakova.

“Nga data 23 shtator 2021 e deri me datë 29 shtator 2021, në një motel të panjohur në Pejë dhe në shtëpinë e tij, i pandehuri ka detyruar personin tjetër që të kryej akt seksual, dhe atë fëmijën e moshës 13 vjeçare”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Me këto veprime i pandehurit E. K., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.