Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në pesë barnatore në Prishtinë, nën dyshimin për kontrabandim të barnave dhe shitje të tyre.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Po është duke u zhvilluar aksion në disa lokacione në Prishtinë, respektivisht në 5 parnatore", ka theksuar Stavileci për Kohën.
Para dy ditësh, në rajonin e Prishtinës, Dogana e Kosovës ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës së barnave nga Shqipëria dhe Serbia. Kjo ishte bërë e ditur nga Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media.
“Në Regjionin e Prishtinës, Dogana e Kosovës, e përkrahur nga Policia e Kosovës, ka ndaluar një automjet të dyshuar. Në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia”, thuhej në njoftim.
Tutje, thuhej se mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvajtje kanë filluar.
-
Dogana e AKI-ja me operacion të përbashkët në Pejë e Gjakovë kundër kontrabandës me barna
-
Në një barnatore në Pejë zbulohet një bunker ku mbaheshin barna të kontrabanduara
-
Arrestohet i dyshuari për shitje të barnave të kontrabanduara në Prishtinë
-
Dogana sekuestron 633 paketime barnash të kontrabanduara në Prizren
-
Kapen mbi 350 lloje medikamentesh të kontrabanduara në barnatoret e Prishtinës