Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në Sadovinë e Jerlive në Viti, rreth orës 12:25 të shtunën është gjetur pa shenja jete një person.
“Sadovinë e Jerlive, Viti 13.05.2023 – 12:25. Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Viktima, nga familjarët ishte dërguar në QKMF, por mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa në Prizren pa shenja jete është gjetur një burrë në mbrëmjen e të shtunës, ndërsa vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore.
“Prizren 13.05.2023 – 20:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur pa shenja jete, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dal ne vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.