Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident në rrugën Komoran-Carralevë

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku në rrugën Komoran-Carralevë.

Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, i ka thënë Kohës se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.