Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të rinj ndalohen për të shtëna me armë në Parkun Nacional “Sharri” në Kaçanik

Të shtëna me armë zjarri

Dy persona janë ndaluar në orët e vona të së shtunës në Kaçanik nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri në Parkun Nacional “Sharri”.

Të dyshuarit janë R.V. 23-vjeçar dhe E.V. 18-vjeçar, tek të cilët janë gjetur dy armë me të cilat dyshohet se kanë shtënë në ajër. 

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe sasia e municionit.

Rasti është cilësuar "Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm"  dhe "Mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armës".