Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të martën në rrugën Malishevë-Rahovec, përkatësisht në fshatin Dragobil.
Në këtë aksident të përfshirë ishin një automjet i ambulancës dhe një veturë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i ka thënë KOHËS se aksidenti është shkaktuar si pasojë e tejkalimit të pasigurt të autoambulancës, e cila ka goditur veturën.
“Autoambulanca në tejkalim të pasigurt e godet veturën. Dy persona janë lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të vogla materiale”, ka thënë ai.