Dy persona kanë pësuar lëndime trupore të dielën në një aksident trafiku në fshatin Bellanicë të Malishevës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura rreth orës 15:15, e zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se me rastin po merret Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, thuhet në njoftimin e Elezajt për KOHËN.