Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mesditë në fshatin Drenoc të Malishevës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas përgjigjes së Policisë për KOHËN, të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor.
Njësitet policore, zjarrfikësit dhe emergjenca janë në vendin e ngjarjes.