Gjykata e Apelit ua ka ndryshuar masën e sigurisë gjykatësit të Skenderajt dhe policit që u arrestuan për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Kështu, Apeli e ka miratuar ankesën e Prokurorisë dhe gjykatësit Rafet Ismaili dhe policit Blerim Gashi u ka caktuar paraburgim për 1 muaj, raporton KTV.
“Gjykata e Apelit, pasi i ka vlerësuar të gjitha rrethanat, konsideron se gjykata e shkallës së parë, nuk ka vepruar drejtë kur të dyshuarve ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, duke mos arsyetuar shkaqet që kanë sjell deri te marrja e një vendimi të tillë. Apeli vlerëson se në rastin konkret, janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, për caktimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e Apelit.
-
Gjyqtari Ismaili dhe polici Gashi dënohen me burgim nga Gjykata Themelore
-
Gjyqtarit Ismaili e policit Gashi, të dyshuar për marrje ryshfeti, u ndërrohet masa e sigurisë me dorëzani
-
KGJK e suspendon gjyqtarin Rafet Ismaili, një gjë e tillë e pret edhe policin Blerim Gashi
-
Arrest shtëpiak për gjyqtarin Rafet Ismaili dhe hetuesin policor Blerim Gashi
-
Lirohen nga paraburgimi tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës të dyshuar për marrje ryshfeti